top of page

12 përvoja nga 12 studentë Alumni të Programit Erasmus+

Kadrie Ramushi - studente, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”,                                              Universiteti pritës: Hanze University Groningen- Holandë                                                                                    “Eksperienca ime në kuadër të Erasmus-it ka ndikuar jashtëzakonisht në zhvillimin tim akademik dhe personal. Përmes lëndëve sfiduese dhe projekteve praktike, veçanërisht projektit mbi dilemat etike, kam pasur mundësinë të thelloj aftësitë analitike dhe të reflektoj mbi sfidat që lindin në praktikë. Diskutimet ndërkulturore më ndihmuan të analizoj se si këto dilema perceptohen dhe adresohen në kontekste të ndryshme. Këshilla ime për studentët që mendojnë të ndjekin këtë program është të mos hezitojnë të angazhohen në diskutime kritike dhe të sfidojnë mendimet e tyre. Kjo eksperiencë ndihmon në zhvillimin e një perspektive më të thellë dhe kritike mbi sfidat etike dhe profesionale në përgjithësi.”

Flaka Krivanjeva, studente,  Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”,                                              Universiteti pritës: Universiteti i Grazit, Austri,                                                                                      “Përvoja ime e Erasmusit në Graz ka qenë një udhëtim transformues që më ka ndryshuar jetën në mënyrë të jashtëzakonshme. Qyteti më priti me krahë të hapur, dhe nga çastin e parë ndjeva se do të bëhej shtëpia ime e vogël. Jam mirëpritur në një ambient mësimor gjithëpërfshirës, ku praktikat inovative dhe ambientet e studimit, si bibliotekat dhe laboratorët, nuk ishin thjeshtë vende të studimit, por fushë frymëzimi për shprehjen e ideve dhe mendimit kritik. Këtu, sistemi arsimor më inkurajoi të ndaj pikëpamjet e mia, duke vlerësuar qasjen individuale dhe duke më bërë pjesë të një komuniteti akademik të hapur dhe mbështetës. Ndjenja që formova në Graz shkon përtej mësimeve akademike dhe udhëtimit fizik. Çdo ditë më bëri të ndjej se qyteti po më përqafonte me ngrohtësi: rutina ditore, kafenë me miq të rinj dhe bisedat e përditshme krijonin një atmosferë të veçantë të përkatësisë. Ky udhëtim nuk ka qenë vetëm një kapitull akademik, por një eksperiencë për shpirtin dhe zhvillimin personal. Gjithmonë falënderuese, për çdo moment, çdo mësim dhe çdo ndjesi që më ka bërë të ndaj një pjesë të thellë të vetvetes.”

Puhizë Qerimi - Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”,                                                               Universiteti pritës:   Sapienza Università di Roma                                                                                              "Erasmus+ është një prej përvojave jetësore që të ndryshon rrënjësisht. Kur mendoj për periudhën time të shkëmbimit semestral ndjej liri, kuriozitet, dhe rritje që thjesht nuk i gjen në ndonjë përvojë tjetër. Kam pasur fatin të realizoj semestrin tim të shkëmbimit në Sapienza Università di Roma, një nga universitetet më të vjetra dhe më të mira në botë. Të ndodhesha në një institucion me kaq shumë histori dhe cilësi akademike, në zemër të një prej qyteteve më të pasura me kulturë dhe trashëgimi në botë, ishte një ndjesi e papërshkrueshme. Kam kuptuar shumë për veten time, për gjërat që më motivojnë, por edhe ato që më frikësojnë. Kam mësuar për kufijtë e mi personal, dhe pikërisht kjo e ka bërë këtë eksperiencë kaq të vlefshme për mua.”

Rinesë Shala, - Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”,                                                                 Universiteti pritës:   Universität des Saarlandes, Gjermani                                                                                         “Kjo është një prej përvojave më transformuese që kam përjetuar si studente e drejtësisë. Të jetosh dhe studiosh në një vend tjetër nuk është vetëm një mundësi akademike – është një sfidë personale, një aventurë kulturore dhe një mundësi për t’u rritur përtej asaj që mund ta imagjinoja më parë. Çdo ditë më sjell diçka të re: mësime nga një sistem tjetër arsimor, miqësi ndërkombëtare, dhe ndjenja e fuqishme që jam pjesë e një Europe të bashkuar nëpërmjet dijes dhe bashkëpunimit. Përtej njohurive akademike, kjo eksperiencë më ka ndihmuar të dal nga zona e rehatisë, të ndërtoj vetëbesimin dhe të krijoj lidhje ndërkulturore që besoj se do të më shoqërojnë gjatë gjithë jetës. Erasmus+ për mua nuk është thjesht një program shkëmbimi – është një mundësi për t’u rritur, për të zgjeruar horizontin dhe për të parë botën me një perspektivë më të gjerë. Jam e lumtur që jam pjesë e këtij rrugëtimi dhe e gatshme ta ndaj me të tjerët për të frymëzuar më shumë studentë që të aplikojnë.”

Jetë Mehmeti – Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”,                                                               Universiteti pritës:  Universita degli Studi “G.d’Annunzio “ Italy                                                             “Gjatë kësaj kohe qëndrimi, pata mundësinë të rritem profesionalisht me profesorë dhe mentorë të shquar në fushën e mjekësisë dhe gjithashtu të forcoj njohuritë e mia rreth sistemit shëndetësor. Përveç kësaj, takova shumë njerëz nga e gjithë bota dhe, mbi të gjitha, mësova rreth kulturës italiane dhe shumë vendeve të tjera. Punova shumë për të përfaqësuar veten, Universitetin e Prishtinës – Fakultetin e Mjekësisë, dhe më e rëndësishmja, Kosovën. Dëshiroj ta falënderoj Universitetin e Prishtinës për mundësinë dhe shtetin italian për mikpritjen, ngrohtësinë dhe mundësitë e ofruara. Shpresoj që do ta kem mundësinë ta ndaj këtë njohuri në vendin tim. Dhe në fund, shpresoj ta bëj Kosovën krenare. Faleminderit UP dhe Ud’A.”

Dorentinë Haziri, – Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”,                                                           Universiteti pritës: Albert Ludwigs Universität Freiburg,                                                                            “Semestri im veror ne Freiburg ishte nje pervoje e paharrueshme. Pata mundësinë të përmirësoja gjuhën gjermane në një mjedis autentik, të njihesha me studentë nga e gjithë bota dhe të shkëmbeja me ta përvoja e kultura të ndryshme. Qyteti i Freiburgut, me atmosferën e tij të gjallë, natyrën e mrekullueshme dhe kulturën e hapur, më la mbresa të thella. Ky semestër më ka pasuruar si në aspektin akademik, ashtu edhe në atë personal, dhe më ka forcuar dëshirën për të vazhduar studimet dhe punën në një kontekst ndërkombëtar. Jam shumë mirënjohëse që isha pjesë e këtij programi.”

Sinera Tyfekçi, – Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”,                                                             Universiteti pritës: University of Łódź- Poloni                                                                                              “Në rrugëtimin akademik të çdo studenti, vjen një moment ku hapja ndaj botës bëhet thelbësore për zhvillimin personal dhe profesional. Për mua, ky moment mori formë përmes programit Erasmus+, duke ndjekur një semestër në Universitetin e Łódź-it, në Poloni. Ditët e para në Lodz ishin si një aventurë që mezi e prisja ta filloja. Qyteti, me atmosferën e tij të ngrohtë dhe ndërtesat plot histori, më priti me krahë hapur. Çdo takim me studentë nga vende të ndryshme ishte një dritare e re për të mësuar, për të ndarë përvoja dhe për të krijuar miqësi që do të zgjasin gjatë. Njohja me realitete të reja kulturore dhe profesionale ka forcuar bindjen time se sfidimi i vetes përtej kufijve të njohur është rruga më e sigurt drejt rritjes së qëndrueshme. Erasmus+ ofron shumë më tepër sesa një eksperiencë studimi jashtë vendit. Studimi në një klasë me studentë të shteteve të ndryshme krijon një atmosferë sfiduese dhe frymëzuese, ku çdo diskutim mund të shndërrohet në mundësi për të mësuar dhe për të ndarë ide nga kultura të ndryshme. Nëse dikush është ende në dilemë për të aplikuar në Erasmus+, dua t’ju them me bindje: mos hezitoni. Kjo nuk është vetëm një mundësi për të ndjekur studimet në një vend tjetër, është një mundësi për t’u njohur më mirë me vetveten, për të zgjeruar horizontet dhe për të ndërtuar kujtime që do t’ju shoqërojnë gjatë gjithë jetës. Sepse, në fund të fundit, janë pikërisht ato momente kur guxojmë të dalim nga e njohura, ato që formësojnë më shumë se çdo diplomë ose mirënjohje rrugën tonë drejt të ardhmes.”

Fatmira Maxhuni, – Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”,                                                        Universiteti pritës: Philips University ne Marburg- Germany                                                         “Eksperienca ime si studente shkëmbimi në Universitetin Philipps të Marburgut, në kuadër të programit master Edukim Inkluziv - Fakukteti i Edukimit ishte një përjetim i veçantë që më pasuroi si në aspektin akademik ashtu edhe personal. Përmes programit Erasmus+ pata mundësinë të ndjek ligjërata cilësore, të vizitoj institucione si shkolla për të verbër “Blista” dhe të bashkëpunoj me studentë nga kultura të ndryshme. Kjo përvojë më hapi horizonte të reja dhe më ndihmoi të zhvilloj aftësi ndërkulturore e profesionale. Erasmus+ është një mundësi unike që frymëzon, sfidon dhe përgatit për të ardhmen – një përvojë magjike  që ia vlen për çdo student.”

Brikena Gucati, – Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”,                                                               Universiteti pritës: Universitetin e Saarlandit në Gjermani                                                                           “Që nga fillimi i mobilitetit, kam përjetuar një rritje të ndjeshme si në aspektin akademik, ashtu edhe personal. Kam qasje në literaturë të pasur, metoda moderne të mësimdhënies dhe diskutime të thelluara në gjuhën gjermane që po më ndihmojnë të zhvilloj njohuritë dhe aftësitë që do të jenë të vlefshme për kontributin tim të ardhshëm në arsimin dhe kulturën në Kosovë. Përmes kësaj përvoje, kam fituar një perspektivë ndërkombëtare mbi studimet gjuhësore dhe letrare, si dhe një vetëbesim më të madh për të ndarë këtë përvojë me studentët e tjerë në vendin tim. Besoj se eksperienca që po e jetoj aktualisht do të më ndihmojë të kontribuoj në: përmirësimin e mësimdhënies së gjuhës gjermane në Kosovë, promovimin e bashkëpunimeve akademike ndërkombëtare, dhe frymëzimin e studentëve të tjerë që të eksplorojnë mundësi jashtë vendit përmes Erasmus+. Faleminderit për mbështetjen dhe për mundësinë që programi Erasmus+ i ofron studentëve kosovarë për të ndërtuar të ardhmen e tyre me dije dhe përvojë ndërkombëtare."

Florida Morina, – Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”,                                                           Universiteti pritës: Universitetin e Alanyas në Turqi                                                                                     "Përvoja ime me Erasmus+ në Universitetin e Alanyas, Turqi, gjatë semestrit të vjeshtës në drejtimin Communication and Design ishte jashtëzakonisht e pasur dhe frymëzuese. Ky mobilitet më dha mundësinë të zhvilloj aftësitë profesionale në fushat e komunikimit vizual dhe dizajnit grafik, duke punuar në një ambient ndërkombëtar, kreativ dhe bashkëpunues. Përtej aspektit akademik, kjo përvojë më ndihmoi të zgjeroj horizontin kulturor, të krijoj miqësi të reja dhe të bëhem e pavarur në një mjedis të panjohur. Falë kësaj ekperience me Erasmus+ mësova se të mësosh jashtë kufijve nuk është vetëm çështje dijeje – është një mënyrë jetese që të bën më të hapur, më të sigurt në vete dhe më të përgatitur për të ardhmen." 

Legjenda Sejdiu, Fakullteti Juridik, Universiteti Prishtinës,                                                                     Universiteti pritës: Universiteti Vytautas Magnus, Lituani,                                                                          “Kjo përvojë ka qenë shumë më tepër sesa një shkëmbim akademik, ka qenë një rrugëtim i thellë personal, kulturor dhe profesional. Pavarsisht sfidave që sjell çdo ambient i ri si gjuha, klima apo kultura gjeta mbështetje të vazhdueshme nga institucionet e programit Erasmus, përfshirë edhe bashkëpunimin tuaj si institucion dërgues. Kam pasur nderin dhe kënaqësinë të përfaqësoj me krenari Universitetin e Prishtinës dhe vendin tim, të ndërveproj me studentë nga e gjithë bota, të ndërtoj ura miqësie dhe bashkëpunimi, si dhe të pasuroj horizontin tim akademik dhe profesional përtej kufijve të zakonshëm. Mësimet dhe përvojat që kam përfituar gjatë këtij shkëmbimi janë të paçmueshme, nga auditorët deri te jeta studentore ndërkombëtare. Universitetit të Prishtinës i shpreh falënderimet më të sinqerta për mundësinë e krijuar përmes bashkëpunimit ndëruniversitar. Kjo përvojë më ka transformuar dhe më ka motivuar që në të ardhmen të jap kontributin tim me përkushtim të shtuar, si student dhe si qytetar aktiv.”

Elita Ferati: Student/e - Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”                                                   Universiteti pritës: University of Trento, Italy                                                                                               “Pas 6 muajve mësimesh, provimesh, ditë të bukura, ditë të mbushura me mall, ditë të mbushura me të qeshura, unë e mbusha valixhen time prej lëkure që mbante aromë Prishtine në atë skajin verior të Italisë, me detaje të reja, me shënime e vizatime nëpër fleta, me shumë libra të nenvizuar, me shumë fotografi të objekteve përrallore arkitekturale që ka Italia rreth e rrotull, me ligjërime të profesorëve shembuj… e mbusha me shokë e shoqe të reja, me magnete frigoriferësh, me kujtimet më të mira që një e re mund t’i bart në krahëror dhe mora rrugën për në Prishtinë. Rruga qe e gjatë kur shkova, shumë më e shkurtër m’u duk kur u ktheva. U ktheva në koridoret e sallat e Fakultetit Teknik, por si Elitë tjetër.  Inxhineria e Ambientit rreth Italisë - epoka ime e ndritur. Unë ende flas me nostalgjinë më të madhe për këtë orë të bukur të jetës sime. Zgjati shkurt, por i mora gjithë çka munda Italisë, dhe ia solla vendit tim.”

Founding Source:
 
"The website has been funded within the framework of the European Union Erasmus + programme which is funded by the Directorate General for Development and Co-operation – Europe Aid and the Directorate General for Enlargement."

Disclaimer:
 
“This website reflects the views only of the authors, and the European Education and Culture Executive Agency and the European Commission cannot be held responsible for any use which may be made of the information contained therein.”

Contact:

Rexhep Mala Street, ICK building, 3rd floor, no. 10

10 000 Pristina, Kosovo

office@erasmuspluskosovo.org
+383 (0) 38 244 884

  • Facebook
  • LinkedIn
  • Youtube
bottom of page